U godit me thikë nga një person brenda lokalit, plagoset rëndë 54 vjeçari shqiptar në Itali

U godit me thikë nga një person brenda lokalit, plagoset rëndë 54 vjeçari shqiptar në Itali

Vendi ku ndodhi ngjarja

Një 54 vjeçar shqiptar është plagosur me thikë ditën e djeshme në Parma të Italisë ku është shtruar në gjendje të rëndë në spital. Dyshohet se autori i plagosjes së tij ka qenë një emigrant afrikan me të cilin kishte pasur një konflikt të çastit.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali prej ku 54 vjeçari ka arritur të dalë dhe më pas është rrëzuar në tokë ku kalimtarë të rastit e kanë parë dhe kanë lajmëruar menjëherë ambulancën. Karabinierët kanë nisur hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes dhe ndërkohë është vënë në ndjekje të autorit i cili është arratisur menjëherë pasi goditi me thikë shqiptarin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)