TIRANE- Dy histori grabitjeje brenda një viti trondisin familjen Sinanaj. Sot pas mesdite argjendaria në zonën e Selvisë, pronë e fëmijëve të argjendarit të vrarë Rrapo Sinanaj u bë pre e grabijtes nga dy djem të rinj.
Rreth orës 13: 00 policia mori një njoftim për një grabitje të ndodhur në zonën e njohur si “Selvia”.
Autorët, të maskuar e nën kërcënim i kanë marrë pronares së argjendarisë “Olvi” sasinë e bizhuve që ndodheshin të ekspozuara. Sipas gazetarit të TV A1Report sasia e floririt të grabitur ishte vendosur në 4 tabaka të cilët menjëherë pasi kanë dalë nga argjendaria janë larguar me motor.

(Momenti i arrestimit të njërit prej grabitësve)
Pronarja e argjendarisë ka shtypur alarmin për policinë private dhe më pas së bashku me policinë e shtetit janë vënë në ndjekje të autorëve. Policia ka rrethuar gjithë zonën në kërkim të autorëve. Disa minuta më vonë policia private ka arritur të kthejë në dyqan sasinë e floririt të grabitur, e cila është gjetur në rrugë. Mendohet se grabitësit e kanë flakur në momentin kur e kanë parë që janë në ndjekje nga policia.

(Motori me të cilin u larguan pasi grabitën argjendarinë)
Rreth 45 minuta nga momenti i kryerjes së krimit dhe konkretisht rreth orës 14.00 të ditës së sotme është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë në zonën e Domjes i autoreve të dyshuar të kësaj ngjarje të cilët janë shtetasit: Redi Donrrolli, 27 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për vrasje, dhe i arratisur nga burgu dhe Klodjan Martini, 28 vjeç, lindur dhe banues në Dibër.

(Momenti i arrestimi të bashkëautorit në grabitje)
Nëpërmjet një deklarate për shtyp në lidhje me ngjarjen, Policia e Tiranës tha pasditen e sotme se pasi u larguan me motor autorët u nisën drejt autostradës duke devijuar më tej në një rrugë dytësore për në fshatin Domje dhe Laknas Tiranë.
Hetimet vazhdojnë nga shërbimet e Seksionit të Vjedhjeve me Armë dhe me Dhunë, lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të të gjithë aktivitetit kriminal të këtyre personave.
ARGJENDARIA ISHTE E FEMIJEVE TE ARGJENDARIT TE VRARE SINANAJ
Gazetari Arsen Rusta informon se argjendaria ishte në pronësi të vajzës dhe djalit të Rrapo Sinanajt, argjendari i cili më 21 tetor 2011 mbeti i vrarë nga Viktor Gushi, po në tentativë grabitjeje në argjendarinë e vendosur në kryqëzimin mes rrugës "Siri Kodra" e "Ferid Xhajko".
(Gre.M/sg/Shqiptajra.com)
/Shqiptarja.com

Rrefimi i bashkeshortes se Sinanajt me 30 mars: Grabitesi te vritet sic vrau