U hap 24 orë më parë, mbyllet një treg në Britani! Qindra qytetarë u dyndën pa respektuar asnjë masë (FOTO)

U hap 24 orë më parë, mbyllet një treg në Britani! Qindra qytetarë u dyndën pa respektuar asnjë masë (FOTO)

Qytetarë të shumtë në treg

Vetëm 24 orë pas hapjes, 1 treg i madh në Nottingham, Britani është detyruar të mbyllej për shkak të mbipopullimit të njerëzve.

Me mijëra persona u dyndën gjatë së shtunës dhe të dielës në treg për të blerë produkte në prag të festave të fundvitit, por pa respektuar asnjë masë kundër koronavirusit.

Fotografitë tronditëse treguan qindra qytetarë të cilët qëndronin pranë njëri-tjetrit në qendër të qytetit e cila është kategorizuar dhe si niveli 3, ku rreziku i transmetueshmërisë së virusit është më i lartë. 

Sipas mediave të huaja, tregu për herë të parë u hap ditën e djeshme në qendër të qytetit të Nottingham dhe u mbyll sot me vendim të Këshillit të qytetit.

Në një deklaratë për mbylljen e tregut, Këshilli i qytetit tha se mbyllja e tij ishte e nevojshme për të mos përhapur virusin.

“Pas mbipopullimit të tregut nga njerëzit ditën e djeshme, ne kemi vendosur të mbyllim përkohësisht tregun e Krishtlindjeve sot. Kërkesa për ta mbyllur tregun në qendër të qytetit ishte shumë e nevojshme dhe kjo ishte mënyra e duhur për të mos përhapur virusin anti-Covid,” tha Këshilli.

Kujtojmë që Britania ka vetëm 1 javë që prej heqjes së karantinës totale në vend dhe kategorizimin e territorit me zona sipas rrezikshmërisë së infektimit.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën