Qytetarët denoncojnë në Report Tv radhën e gjatë të makinave në Kakavijë: Problemi te pala greke! Nga nesër lejohen autobusët shqiptarë drejt Greqisë

GJIROKASTËR- Qytetarët kanë denoncuar ditën e sotme në Report Tv radhën e gjatë të makinave në pikën e kalimit kufitar Kakavijë. Ato kanë mbetur në tokën neutrale, ku shkak është bërë numri i ulët i sporteleve në doganën greke.

Deri më tani, pala greke ka punuar me 2 sportele, ndërsa për shkak të fluksit është premtuar edhe shtimi i një sporteli tjetër. Siç shihet në pamjet e sjella në inboxin e Report TV, radha është shumë e gjatë, duke risjellë fatkeqësisht në memorie pamjet e trishta të asaj që u krijua në gusht të 2020 si pasojë e masave të forta anti-COVID nga pala greke.

Deri në këto momente kanë kaluar në drejtim të Greqisë 832 persona ndërkohë që limiti ditor është 1500, teksa është e detyrueshme që qytetarët të jenë të pajisur me formularin PLF dhe testi negativ anti-COVID.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se nga dita e nesërme autobusët me targa shqiptare, do të mund të kalojnë normalisht drejt Greqisë. Ky vendim i hap rrugën linjave të transportit të udhëtarëve të cilat kanë qëndruar të mbyllura për shkak të situatës pandemike dhe masave të marra nga qeveria greke 16 muaj më parë. Deri më sot ata qytetarë shqiptare që kanë shkuar në Greqi pa automjetin e tyre, iu është dashur të marrin autobusët e kompanisë shtetërore KTEL nga Kakavija në Janinë e më pas në destinacione të tjera brenda Greqisë.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun