U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie! Ministri: Policët 'padronë' ndëshkohen

Tirane- Me shapka dhe pantallona të shkurtra AMP arrestoi dje shefin e antidrogës në Policinë e Durrësit, pas hetimeve të SPAK se ishte pjesë e një skeme shantazhi dhe gjobëvënieje të një pronari të një klubi nate te Ura e Dajlanit. 

Por kjo nuk është hera e parë që Gazmir Preçi, do të përballet me drejtësinë për akuzat se ka shfytëzuar pozitën e tij drejtuese.

Në 2021 Gazmir Preçi i cili atëherë mbante postin e shefit të Krimieve në Policinë e Mallakastrës u arrestua së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të policisë së Fierit në kuadër të një hetimi për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës. Preçi u vu në hetim për 'shpërdorim detyre' për lejimin e kultivimit të kabanisit.

Sipas dosjes në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës, u evidentuan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike. Në dosjen që u referua atëherë punonjësit e policisë ishin në hetim për shpërdorim detyre  gjatë periudhës qershor - shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike. Ndaj tij dhe 2 punonjësve të tjerë të policisë  gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje"

E pikërisht dyshimet dhe problematikat në Mallakastër jo shumë vite më parë, nuk ndikuan që Gazmir Preçi të ngjitej në karrierë, duke 'u shpërblyer' me post si shef i antidrogës në Durrës.

E tre vite më pas, 15 gusht 2024, Gazmir Preçi arrestohet sërish pasi nga hetimet e SPAK ishte pjesë e një skeme ku ka shantazhuar pronarin e një klubi nate te Ura e Dajlanit se do t’i mbyllë biznesin dhe i ka kërkuar si ‘gjobë’ 20 mijë euro. 

Shefi i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali në Durrës, me kërcënimin se në të kundërt do i bllokonte biznesin, dhe sipas hetimeve, ka arritur të marrë 10 mijë euro në fazën e parë, shumë e cila është sekuestruar bashkë me 2 celularë, nga të cilët pritet të identifikohen punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje dhe biznese të tjera që në të kaluarën mund të kenë qenë viktimë e presionit të shefit të antidrogës.

Hetimet u bënë në bashkëpunim në me Agjencinë e Mbikëqyrjes policore fill pas denoncimit të pronarit të lokalit  "Night', një klub nate te Ura e Dajlanit. Sipas denoncimit të tij, shefi i antidrogës e kërcënonte se do i mbyllte biznesin me pretendimin se kishte të punësuar disa persona të pasiguruar, çka nuk është në kompetencën e tij për ta kontrolluar. Shuma prej 10 mijë eurosh u mor në një takim nën vëzhgimin e hetuesve mes pronarit të lokalit dhe Gazmit Preçit në një lagje të Tiranës, i cili ra në grackën e kolegëve sapo mori një pjesë të parave. Kryekomisari akuzohet për "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv”

Në një reagim ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se operacioni ishte mesazhi është i qartë për policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve. Ata do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Arrestimi i shefit të Antidrogës në Durrës, ministri i Brendshëm: Policët që hiqen si padronë, marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor

1723805612_ervinhoxha.jpeg

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas arrestimit të shefit të Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi. Ministri Hoxha shkruan se ku operacion tregon se mesazhi është i qartë, policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkozet: 17/08/2024 07:20

    Këta të Durrësit të gjithë me dorë të rëndë! Ky boti shef i drogës dhe bën rolin e krimit ekonomik. Po vetë shefi i krimit ekonomik sa do t'a ketë pazarin vallë?!

    Përgjigju
  • Iris: 17/08/2024 01:31

    Ky nuk eshte i pari qe gradohet.Ju kujtohet ai polici qe vrau ate vajzen e vogel ne plazh me helikat e motorit te gomones?! Mire do te ishte qe cdo polic nga me i parendesishmi e deri te kyeshefat te kene dosjet e tyre ne kompjuter jo vetem per karrieren,gradat,shkollimin dhe sukseset,por dhe per problemet qe kane patur duke filluar qe nga ngarjet e makines nen influence e deri ne raste te tilla e me te renda.Dhe dosjet te jene te aksesueshme ne menyre te tille qe Durresi para se te propozonte kete per gradim,t'ja dinte qe me pare historine e Pocemit ne Mallakaster,sepse kam pershtypjen qe mungon komunikimi dhe shkembimi i te dhenave mes qyteteve.

    Përgjigju
  • Doni: 16/08/2024 21:08

    Ne fillim artikulli na thote se shefi antidroge u arrestua nga AMP pas nje hetimi te SPAK. Ndersa ne fund, kur citon fjalen e pseudo Ministrit (se ne fakt minister eshte Balluk-Rama) na del "operacion i AMP" ne bashkepunim me SPAK. Sot ai duhet te kishte thirrur urgjent per raport kreun e Policise, Rrumbllakun, dhe ate te AMP, Sulejmanin. Sepse ne fakt ate i ngarkin dhe ligji ne raport me policine dhe jo deklarimet boshe qe leshon. Si duket, Rrumllaku+Sulajmani do kene qene duke nginjur brinjet lart nga dajti me ndonje mish te pjekur. Ndoshta vetr ministruci "ballkauk".

    Përgjigju
    • Dori: 17/08/2024 00:38

      Je shume i sakte!!!!

  • Ina: 16/08/2024 18:31

    Me arrestimin e dyte i bie te ngrihet ne detyre me lart dhe zere vendin Rrumbllakut. Ministrucit i erdhi veza dy dite me vonese. Cfare dallkauku.

    Përgjigju
    • O ina: 16/08/2024 22:21

      Je nona tamon ashu I bie dhe dy her te there ky bohet minister rend. Gallat shqiptaresh

  • Tani: 16/08/2024 18:05

    Po si e beri shqiperine keq fare keshtu ra shteti fare o surel pasha

    Përgjigju
  • Turi: 16/08/2024 15:47

    Fajin e ka saliu o vlla, dihet muhabeti. Mos e beri gje taulant balla shef kte tipin ???

    Përgjigju
  • Nua: 16/08/2024 15:24

    Po kur ishe vete polic o Ervin a e takoje Maxhunin poshte ures apo jo. Pastaj kerko llogari per te tjeret. Ku je vete pis ske moral te merresh me te tjere

    Përgjigju
    • nua 2: 16/08/2024 16:53

      nua nuk quhet ajo kohe o shok, iku tani u harru!

    • heu: 16/08/2024 15:56

      me te vertet?!

  • Ani shkoder: 16/08/2024 15:03

    si puna e ketij jan tgjith shefat ne shkoder

    Përgjigju
  • Final: 16/08/2024 14:06

    Ne Brazil, policet e ndershem qe rrezikojne jeten me bandat e drogues nuk kane mesure per koleget e tyre qe bashkepunojne me bandat. A ka police trima dhe te ndershem ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • Askushi: 16/08/2024 14:03

    Turp i madh Gjithe ata çuna qe kane kaq vite ne polici dhe nuk u jepet shanci ta ngjyejn cik. Pse u jepet shanci dy here te njejtave persona. U be dhe policia monopol ahahahaha

    Përgjigju
  • Cabonikshu: 16/08/2024 13:12

    Qyfyre Albanistani! Zoteria edhe ishte arrestuar me pare per lejimin e kultivimit te kanabisit dhe me pas ishte graduar shef antidroge. Fiks policia qe duam!

    Përgjigju
    • Beni: 16/08/2024 18:55

      Kuptohet qarte qe ky tipi ka kultivuar lende narkotike dhe me fitimet ka paguar vendin e punes si shef antidroge ne DR.Ketu pergjegjesia eshte shume here me e madhe se kjo qe duket por porkuroret nuk kane interes ti shkojne deri ne fund se fundja dhe ata kan paguar diku per ate vend pune ku jane…Shkurt sbehet me ky vend

    • Elisa: 16/08/2024 14:20

      Ne kohen e cilit minister u promovua ky tipi? I akuzuar per kultivim, behet shef antidroge??? Pergjegjesia politike duhet te dale ne shesh e te ndershkohet ministri qe te mos guxojne pasardhesit te bejne te njejtin turp e faj penal… turp e faqja e zeze, para pergjegjesise ministri qe e promovoi!

    • Real: 16/08/2024 13:59

      Nuk dihet kush e graduar dhe rikthyher ne rradhet e policise se shtetit. Rrumbullaket e kupoles se policise se shtetit nuk mbajne asnje pergjegjesi. Padronet zoti minister i keni vendosur ju jo ne. Fillojne me Spz qe sillen dhe veprojne si taksidaret e shefave te medhenj dhe vazhdojne me opgj dhe AMP qe shantazhojne kallezuesit. Jeni per turp dhe po rrenjosni nje revolte tek njerezit qe nuk dine me ku te perplasen.

  • E verteta: 16/08/2024 12:38

    E ka fajin prape media sipas Rrumbullak Saukut. Eshte dezinformim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!