Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 66 vjeçari nga Gramshi i cili ditën e djeshme u hodh nga kati i katërt i spitalit rajonal.

Hekuran Llapushi nuk mundi t’u shpëtonte hemorragjisë dhe frakturave të marra pasi u vetëhodh nga një lartësi prej katër katesh.

I moshuari ishte shtruar prej 4 ditësh në spitalin e Gramshit. Pasi u vetëhodh nga kati i katërt, 66 vjeçari përfundoi në tarracën e katit të dytë të spitalit me fraktura të shumta dhe hemorragji. Deri më tani, dyshohet se rënia e Hekuran Llapushit mund të ketë qenë aksidentale pasi ky i fundit mund të jetë përpjekur të dalë në dritare për të marrë ajër pasi kishte probleme me mushkëritë dhe në atë moment mund të ketë rënë aksidentalisht.