Shorti i hedhur gabim, dosja e Saimir Tahirit në Gjykatën e Lartë do të gjykohet nga Ilir Panda si relator dhe jo nga Sokol Sadushi

Shorti i hedhur gabim, dosja e Saimir Tahirit në Gjykatën e Lartë do të gjykohet nga Ilir Panda si relator dhe jo nga Sokol Sadushi

Saimir Tahiri dhe 3 gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Sadushi, Ervin Pupe

Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, do të vazhdojë procesin gjyqësorë me kryesues të seancës Ilir Pandën relator e Sokol Sadushin dhe Ervin Pupe.

Kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera, pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë, duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësorë.

Shorti i hedhur gabimisht kishte përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancës. Pas ndryshimeve ligjore që u futën në fuqi më 1 Qershor, shorti i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çlela është anuluar për të gjitha dosjet që ishin në gjykim.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë ende nuk ka asnjë datë se kur do të nisë procesi gjyqësor për Tahirin dhe Jaled Çelën. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë, që  mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit, mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel, ose mund ta gjykojë vetë.

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

1626771785_IlirPandaSokolSadushidheErvinPupe.jpg

 Ilir Panda, Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Normal: 20/07/2021 09:52

    Dihet boterisht se e gjithe kjo po luhet qe saje trafikanti te dale pa lagur pasi po blen te gjithe gjyqtarer dhe njerezit e drejtesise. Ambasada

    Përgjigju
  • Drejtesia e munguar: 20/07/2021 09:33

    Po Audi A8 nuk eshte prove qe e lidh Tahirin me banden Habilaj? Po kthimi nga greqia me te njejten makine mbasi ju prish skafi nuk eshte prove qe e lidh Tahirin me Habilajt? Po polici i portit te vlores qe mori skafin e prishur bashke me Moisi Habilaj nuk eshte prove qe e lidh ish ministrin me kete bande? Po udhetimet e Babait dhe gruas se ish ministrit nuk jane prova qe e lidhin me banden. Po te gjithe drejtiesit e policise se Vlores ne kerkim dhe ne burg rastesisht ishin aty? Po Truprojat te perfshire direkt ne kultivim kanabisi te akuzuar nga nderkombetaret nuk e lidhin ish ministrin? Celsat ne det maskarait dhe sekuestro pasurise bashke me aksionet qe ka tek Harlis Ndertim te trafikantit Armand Lilo.

    Përgjigju
    • klodi: 21/07/2021 06:40

      Beji te fala Hajdarmates… se dhe pak dite do rrini bashke gj diten. Hajt tung!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani