Një 27-vjeçar ka dashur të bëjë një video për ta publikuar në rrjetet sociale dhe ka vënë jetën e tij në rrezik. Teksa udhëtonte në bordin e anijes kroçerë “Symphony of the seas”, Nick Naydev u hodh nga një lartësi prej 30 metrash afër ishullit Bahamas.
“Corriere della sera” shkruan se Nick e shpërndau videon në rrjetet sociale dhe u bë virale, por pati edhe anë negative për 27-vjeçarin. Kompania e krocerës, Royal Carribean, e cila e zbriti nga anija, dhe madje ka të drejtë edhe ta denoncojë amerikanin.