U hodh për t'u larë në lumin Bunë, plagoset mjeku kirurg i QSUT-së! Burime: Është në gjendje të stabilizuar

U hodh për t'u larë në lumin Bunë, plagoset mjeku kirurg i QSUT-së! Burime: Është në gjendje të stabilizuar

Arvin Dibra

SHKODËR- Mjeku kirurg i QSUT-së, Arvin Dibra është dëmtuar fizikisht, pasi është hedhur për tu larë në lumin Bunë mesditën e sotme, ku ishte së bashku me familjen.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, dhe 52-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.

Burime për gazetaren e Report Tv Xhoana Çollakun, nga QSUT, bëjnë me dije se mjeku fatmirësisht nuk është në gjendje të rëndë dhe ka dalë nga operacioni.

‘Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht.

52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje!’- njoftoi policia.

Prof.Dr.Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano