U hodh nga kamioni për t’i shpëtuar përplasjes pasi nuk po i punonin frenat, humb jetën 35-vjeçari në Has! Kreu i DPSHTRR-së: Mjeti rezulton i çregjistruar! Nuk duhet të ishte në qarkullim

U hodh nga kamioni për t’i shpëtuar përplasjes pasi nuk po i punonin frenat, humb jetën 35-vjeçari në Has! Kreu i DPSHTRR-së: Mjeti rezulton i çregjistruar! Nuk duhet të ishte në qarkullim

Pamje nga vendi i ngjarjes

KUKËS- Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në vendin e quajtur në Qafë-Barak, në Has. Sipas policisë Sabah Jupa, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion, dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit.

Kjo pasi në moment paniku, 35-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamioni, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga mjeti.

Por sipas kreut të DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe, makina rezultonte se ishte e çrregjistruar dhe se ky mjet nuk duhet të ishte në qarkullim, pasi nuk ka as targa, as kolaudim dhe as siguracion.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:15
35-vjeçari u hodh nga kamioni pasi s'kishte frena dhe vdiq, kreu i DPSHTRR: Mjeti rezulton i çregjistruar! Nuk duhet të ishte në qarkullim

1637571398_BlendiGonxhe2.jpg

Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe ka reaguar, pas aksidentit që ndodhi ditën e sotme në Has, ku një 35-vjeçar u hodh nga kamioni, pasi nuk po i punonin frenat. Gonxhe bën të ditur se makina rezultonte se ishte e çrregjistruar dhe se ky mjet nuk duhet të ishte në qarkullim, pasi nuk ka as targa, as kolaudim dhe as siguracion.

‘Përsëri një fatalitet nga një aksident rrugor. Keqardhje e ngushëllime familjes për këtë fatkeqësi. Ndërkaq lajmi flet për një kamion pa frena, ndaj DPSHTRR verifikoi menjëherë rastin me shqetësimin e statusit të kontrollit teknik. Siç vërtetohet edhe nga fotot, mjeti rezulton i çrregjistruar, dokumentacioni dhe targat janë depozituar konform procedurave në rajonalen përkatëse. Ky mjet nuk duhet të ishte në qarkullim, nuk ka targa, nuk ka kolaudim, nuk ka siguracion! Krahas dhimbjes për lajmin i bëjmë thirrje përdoruesve të mjeteve të shmangin shkelje të tilla me rrezik për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të tretëve në trafik, si edhe nxisim organet e kontrollit rrugor për masa drastike ndaj rasteve kaq flagrante!’- shkruan Gonxhe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'