U hoq tarifa për mbetësit, Nikolla: Do të ngrihet grup pune për tre kërkesat e tjera

E ndërsa pranoi kërkesën e parë për shfuqizimin e pikës 4 të vendimit nr. 288 për heqjen e tarifës për studentët që kanë lëndë të mbartura, ministrja Nikolla përmes një deklarate për mediat në një dalje të dytë u shpreh se do të ngrihet një grup pune për tre kërkesat e tjera.

“Kjo protestë tregoi sesa pak informacion dhe komunikim kishte te studentët për gjithçka. Ndaj më shumë sesa rëndësia për heqjen e pikës 4 të VKM, kjo protestë ia vlejti për të ngjallur më shumë refleksion. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentore që më thotë se për kërkesat 2, 3, dhe 4 të ngrihet një grup pune nga këshillat studentorë, ministria dhe universitetet. Jam dakord dhe besoj që kjo është rruga e duhur që ne përmirësojmë shumëçka, por mbi të gjitha të ndërtojmë një dialog të shëndetshëm me të vërteta, ku bordet e administrimit, senatet dhe çdo aktor tjetër në jetën e universitetit”tha Nikolla. 

Tre kërkesat e studentëve për të cilat Nikolla tha se do të ngrihet grup pune janë; Përgjysmimi i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.


Lajmi kryesor:

Qeveria heq tarifën për përsëritësit, grup pune për 3 pikat e tjera, studentët: Protestë sërish


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë