U infektua me COVID, përmirësohet gjendja shëndetësore e Kosta Grillos, gazetari zbulon bisedën e komentatorit me doktoreshën në Turqi: Jam shumë mirë, dua të kthehem

U infektua me COVID, përmirësohet gjendja shëndetësore e Kosta Grillos, gazetari zbulon bisedën e komentatorit me doktoreshën në Turqi: Jam shumë mirë, dua të kthehem

Komentatori i njohur sportiv Kostandin Grillo vijon të kurohet në Stamboll të Turqisë pas infektimit me COVID-19, ndërsa duket se gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është përmirësuar. Kjo u bë me dije nga gazetari Ervin Petraq Baku, i cili thotë se trupi i komentatorit të njohur, po shkon drejt normalizmit. Baku thotë se analizat e gjakut të Kosta Grillos kanë dalë mirë dhe se beteja e mjekëve është përqendruar te rikuperimi i mushkërive.

"Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë… Lavdi Zotit! Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës. Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë… Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drejt normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive. Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë", thot ëgazetari.

Ai ka treguar edh enjë bisedë të komentatorit me mjeken në Stamboll, të cilës i ka thënë se ndjehet shumë mirë, duke i kërkuar të largohet ng aspitali.

"- Jam shumë mirë, i ka thënë Kosta sot doktoreshës. Dua të kthehem…

- Ku do shkosh ti? i është përgjigjur ajo… Është rrugë e gjatë… Durim!

Të dashur miq, Falemnderit për lutjet tuaja! Zoti ju bekoftë! Vazhdoni ju lutem të luteni! Falemnderit ju që kontribuat financiarisht! Të gjithë ata/ato që mund të kontribuojnë, ta bëjnë ju lutem. Kohën e qëndrimit të Kostës në spital askush nuk e di…  Kam dhe një fjalë për ata/ato, shumë të paktë, që e mallkuan dhe i uruan më të keqen… Zoti ju bekfotë edhe ju! Zoti ju ruajtë trutë e kokës… Sepse ju nuk e njihni fare fare Kosta Grillon… Mësojeni se Kosta Grillo është jetëgjatë… Sepse Zoti i mbron njerëzit e mirë dhe të pastër!", shkruan ai.

Më 12 gusht Kosta Grillo u dërgua për mjekim të specializuar në Turqi në spitalin Memorial që është i specializuar për koronavirusin. Kosta Grillo përveçse komentator dhe gazetar prej vitesh është edhe menaxher futbollistësh. Grillo nuk ishte infektuar më parë me Covid dhe ka qenë i shtruar në një spital privat në Tiranë ku ka ndenjur disa ditë, por me rëndimin e gjendjes u dërguar në Turqi.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meni: 21/08/2021 23:24

    Z.Ervin , të lumt për humanizmin që të karakterizon. Këtë ndjej që dikur gëzonte shumicën e Shqiptarëve , sot fatkeqësisht është në minoranc dhe mos të them që duket si një diçka anakronike. Duhet të shohim shëmbujt e mir dhe të kthemi tek tradita e jon e miqësis dhe e vllazërimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë