TIRANË- Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sërish në SPAK.
Thirrja e Roshit në SPAK ka lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.
Në dalje nga godina e prokurorisë, ish-kryebashkiaku socialist dha vetëm një prononcim të shkurtër për mediat.

“Isha për disa veprime. Nuk m’u komunikua akuzë”, tha ai, pa bërë asnjë koment më shumë.
Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist.
Megjithatë Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme.
SI.E./A.Q/Shqiptarja.comKomente

