Tirane- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë kallëzimin e bërë kreu i dhomës së përmbaruesve privat Tedi Malaveci ndaj kreut të Bankës së Shqipërisë.
Gjyqtarja Flora Hajredinaj, vendosi të quajë të pavlefshëm vendimin e pushimit nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të vijojë hetimet në lidhje me këtë kallëzim.
Mësohet se guvernatori është kallëzuar në vitin 2022 në Prokurorinë e Tiranës për “shpërdorim detyre” nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë, si autor i krijimit të skemave të mashtrimit me mikrokredi. Kallëzimi, është hetuar për dy vjet nga kjo prokurori dhe në fund është kërkuar të pushohet në janar të këtij viti nga prokurorja Ornela Rrumbullaku.
Përmbaruesit kundërshtuan kërkesën për pushim të prokurores Rrumbullaku duke renditur një numër pretendimesh për veprime që duheshin kryer nga ana e prokurorisë.
Në seancat e gjykimit para gjyqtares Migena Laska është paraqitur vetë kreu i përmbarimit Tedi Malaveci, ku ka munguar guvernatori Sejko dhe prokurorja Rrumbullaku. Ndër pretendimet e shumta të kreut të përmbarimit të renditura në vendimin e Laskës, kryesori është ai që ka të bëjë me ndryshimin e rregullores së bankës qendrore për të favorizuar shoqëritë mikrofinancë.
Sipas këtyre pretendimeve gjykatësja ka vendosur që ta dërgojë çështjen për kompetencë dhe vlerësim në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Gjykata e Posaçme këtë të mërkurë, vendosi ta quajë të pavlefshëm pushimin dhe të urdhërojë dërgimin e akteve në SPAK për plotësim hetimesh.
Guvernatorit Sejko tani gjendet përballë dy proceseve paralele penale në SPAK, njërin që e dërgoi prokurori i Tiranës Leonard Filopati disa javë më parë me të njëjtin pretendim moskopetencë dhe tjetri që lidhet me këtë vendim të gjyqtares, Flora Hajredinaj.
Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë
S.G/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në SEPA/ Ambasadori Gonzato takim me Sejkon: Moment historik, qytetarët dhe bizneset më afër tregut unik të BE
22 Nëntor, 11:21
-
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
21 Nëntor, 17:50
-
Këshilli Europian i Pagesave shqyrton aplikimin e Shqipërisë në SEPA
16 Nëntor, 12:09
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor, 14:01
-
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, Sejko: Integrimi në BE do të na vë përpara sprova të mëdha, të bëhemi gati! Dhuka: Të ruajmë stabilitetin ekonomik
13 Nëntor, 11:50
-
Banka e Shqipërisë lehtëson politikën monetare, ul normën bazë të interesit me 0.25%! Sjell norma më të ulëta të kredive
6 Nëntor, 16:12
-
Sejko raporton tek Komisioni i Dezinformimit: Dy vitet e fundit u rritën sulmet kibernetike! Rishikojmë rregulloren e mbikqyrjes së bankave! U asistuam nga Departamenti Amerikan i Thesarit
30 Tetor, 09:36
-
Sejko në Uashington, takim me shefin e FMN-së për Shqipërinë: Inflacioni është në nivelet më të ulëta
26 Tetor, 10:03
-
Inflacioni po bie më shpejt se pritej, Sejko: Shqipëria e ka rikuperuar plotësisht goditjen e rritjes së çmimeve
16 Tetor, 15:53
-
Shqipëria, një hap më tej drejt anëtarësimit në SEPA, kursimi vjetor deri në 20 mln euro
15 Tetor, 11:17
-
Skandali me mikrokreditë, Manja: Gati ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat! Të gjitha llogaritë bankare janë zhbllokuar
14 Tetor, 15:10
-
Edukimi financiar i të rinjve, trajnime në të gjithë vendin! Guvernatori Sejko: Rreth 70% e popullsisë ka një llogari bankare
9 Tetor, 17:09
Pamvaresisht nivelit kaq te larte te state capture, per te disaten here gjykata e posacme me vendim gjen prokurorine e posacme ne shkelje flagrante, shperdorim detyre, dhe urdheron ate te kryeje detyren dhe zhvilloje hetime. Dhebka fytyre karagjozi ne krye te prokurorise se posacme dhe thote qe kane nevoje per mandat te dyte ne menyre per te "kryer detyren". Nuk duket te jene hetimet per korrupsion te rende detyra sesa mbyllja e tyre! Pyetje: ndersa ka vepruar dhe vepron me pasion, dhe ashtu duhet, ne hetimin "paraprak" per te gjetur akuze per ish kryeministrin sepse firmosi vendimin e keshillit te minostrave nga ku perfitoin i dhenderi (packa se i ka kaluar 3 vite me kete pune) dhe asnje nga ish ministrat bashkefirmues nuk i ka gjet njesoj; nga ana tjeter jo nje, jo dy por dyzine ligjesh e vendimesh "strategjike" per "biznesmene" te lidhur me krimin e organizuar transnacional, ministra e deputete, e kryetare bashkish te cilet ka pergjegjesi direkte vete qe i ka rekrutuar, perzgjedhur dhe propozuar neper detyra te denuar dhe rruges per ate pune, edhe duke i.mbrojtur madje, pervec Ahmetajt, a thua ka ndonje hetim "aktiv" kjo e "pordhamja" prokurori? Ose ti kete shkuar mendja minimumi kur vite qe merr dijeni per krimet e tij??? Dhe ne dallim nga ish kryeministri, per kete ne detyre ka dhjetra vendime denimesh, akuzash madje edhe te gjykates kushtetuese per shkelje te rende te kushtetutes. Minimumi formulari i tij i vetdeklarimit ku ka shenuar jo per lidhje me krimin e organizuar- nderkohe qe Doshi ka qe ne 2002 i evidentuar publikisht tashme si kre i sindikates australiane te krimit te organizuar???? Cben valle pordhukoria e posacme???
Përgjigju