U kap duke transportuar 5 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 35-vjeçarja nga Korça! U kishte marrë 200 euro secilit

U kap duke transportuar 5 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 35-vjeçarja nga Korça! U kishte marrë 200 euro secilit

Foto ilustruese

ELBASAN- Një 35-vjeçare është arrestuar pasi po transportonte 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në pranga ka rënë K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë. Mësohet se 35-vjçarja u kishte marrë shtetasve të huaj nga 200 euro për person.

Arrestimi i saj u bë pasi në lagjen "Emin Matraxhiu", teksa me vete iu gjetën 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.    Vihet në pranga një 35-vjeçare, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetase po transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasen: K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë. Arrestimi i saj u bë pasi në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip "Volksëagen", 5 shtetas sirianë, kundrejt përfitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive