KORÇË- Një 22-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të jashtëligjshëm në këmbim të parave. Siç duhet edhe nga pamjet disa prej emigrantëve ndodheshin në bagazhin e makinës.
Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit me iniciale K.M., banues në fshatin Drithas të Maliqit.
Shërbimet e Policisë e kapën të riun në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të Podgories, duke transportuar me mjetin tip "Benz", në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".