VLORË- 33-vjeçari me iniciale M.D., ka rënën në pranga pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm me makinë e tij tip "Benz".

I riu nga Lushnja u arrestua në vendin e quajtur "Ura e Çukës", i cili ishte duke transportuar emigrantët e paligjshëm kundrejt parave. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe akuzohet për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".