ITALI- Në pranga është vënë një 45-vjeçar, pasi në lavanderinë ku punonte në Itali policia gjeti 30 gram kokainë dhe 30 mijë euro cash.

Oficerët e policisë bashkiake kishin nuhatur prej kohësh drogë brenda lavanderisë, por vetëm 2 ditë më parë zhvilluan operacionin.

Në pranga është vënë edhe pronaren italian i lavanderisë.

Brenda ambienteve të lavanderisë, policia identifikoi edhe mjetet e nevojshme për paketimin e drogën, si makinë prerëse, peshore precize dhe makinë vakum që përdoret për përgatitjen e dozave.

Ditën e djeshme shqiptari doli para Gjykatës.

I mbrojtur nga avokati Xhuliano Renzi, 45-vjeçari pretendon se gjetjet e Policisë i kishte fshehur  për llogari të një bashkëkombësi të kthyer në Shqipëri dhe ka deklaruar se nuk merret me trafik droge.

Pronarja e lavanderisë, e mbrojtur nga avokati Stefano Caroli, mohoi çdo lloj përfshirje, duke pretenduar se nuk ishte plotësisht në dijeni.