Është kjo foto e Zef Mirashit siguruar nga ReportTv, ish shefi i postës kufitare në Theth i arrestuar dy netë më parë me akuzën e trafikimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.
Mirashi u prangos nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në policinë e shtetit, ndërsa prej më shumë se 6 muaj ai ishte në vëzhgim pasi blutë kishin siguruar informacione për përfshirjen e tij në trafikun e narkotikëve.
Këtë të Premte gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj Mirashit, ndërsa në kërkim rezultojnë dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorët e ish shefit të policisë në Theth.
Ndërkohë burime për ReportTv nga zyra e burimeve njerëzore në policinë e shtetit konfirmuan lirimin e menjëhershëm nga detyra e 49-vjecarit Zef Mirashi i cili në polici shërbente prej 15 vitesh.

Lënda narkotike prej 10 kg e cila ju sekuestrua Mirashit u gjet në bagazhin e makinës së tij teksa udhëtonte në drejt të Shkodrës.
Aktualisht hetuesit janë fokusuar tek tabulatet telefonike të dy telefonave celular sekuestruar kryepolicit të Thethit ku ai përdoret dy numra atë të policisë me 41 dhe një numër tjetër të regjistruar jo në emrin e tij.
Tek këto tabulate thanë hetuesit janë zbuluar dhe kontaktet me persona të dyshuar si trafikant me të cilët Zef Mirashi mbante lidhje për të kryer aktivitetin kriminal nën uniformën e policisë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO