U kap me 113 mijë euro në makinë, Altin Morina ishte përjashtuar edhe në 2015 nga policia për dhunë dhe zbatim të urdhrit të gabuar! E riktheu në punë Apeli

Efektivi i Policisë Altin Morina, i cili u arrestua me 113 mijë euro në makinë rezulton të jetë i përjashtuar edhe me herët nga radhët e policisë, por kanë qenë gjykatat ato që e rikthyen në detyrë.

Report TV disponon vendimin e Gjykatës së Lartë të dhënë në dhomë këshillimi vetëm një muaj më parë në 2 shkurt 2023, duke rrëzuar rekursin e Policisë dhe duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që e riktheu në detyrë dhe detyroi policinë ta dëmshpërblente Morinën me 8 paga. 

Në vendimin e gjykatës thuhet se paditësi Altin Morina ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist taktike në Seksionin e Operacioneve dhe Trajtimit, në Komisariatin e Policisë Tiranë.

Ndaj tij ka filluar procedimi disiplinor pasi ka shkelur nenet 60 dhe 62 të ligjit Për Policinë e Shtetit” si dhe nenin 11, pikat 5, 6 dhe 12 të Rregullores së Disiplinës së Policisë për (ushtrim dhune dhe zbatim të urdhrit të gabuar). Për këto arsye me datë 06 janar 2015, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në atë kohë, Artan Didi i ka dhënë masën disiplinore “Përjashtim nga Policia” vendim i lënë në fuqi edhe nga Komisionit të Apelimit, datë 02 shkurt 2015, që e ka konsideruar të motivuar masën disiplinore.

Morina në atë kohë i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë e cila 11 shkurt 2015  ka vendosur “Pranimin pjesërisht të kërkesë së Altin Morinës dhe detyrimin që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë t’i paguajë 8 muaj paga dëmshpërblim për përjashtim të paligjshëm nga policia.

Por ky vendim është ankimuar nga efektivi në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila më 01 tetor 2015, ka shfuqizuar edhe vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm për përjashtimin e Morinës dhe ka lënë në fuqi detyrimin për ti paguar 8 paga. Policia ka bërë rekurs kundër Apelit Administrativ. Por ishte po Policia e Shtetit që në datë 30 dhjetor 2022 ka hequr dorë nga rekursi. Dhe në këto kushte Gjykata e  Lartë në 2 shkurt të këtij viti vendosi rrëzimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit.

Më 14 Mars, efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.

Para trupit gjykues ku iu caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’, deklaroi se paratë ia mora një biznesmeni 20 minuta para arrestit për problemet e tij personale. Në seancën gjyqësore, Morina tregoi edhe emrin e biznesmenit të ndërtimit duke shtuar se ka dokumentacionin por nuk e dorëzon pasi e ka në dorë prokuroria për t’i vërtetuar. Efektivi i RENEA-s theksoi se është i gatshëm për bashkëpunim me drejtësinë.

Celularët e sekuestruar do të vërtetojnë nëse është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan pasi ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.

Neni 61/ Detyrimi për të zbatuar urdhra të bazuar në ligj

1. Një punonjës i Policisë duhet të zbatojë të gjithë urdhrat që i jepen nga një person më i lartë në funksion ose në gradë.
2. Kur një punonjës i Policisë ka shkaqe të mjaftueshme të dyshojë se urdhri i dhënë nga eprori i tij është i paligjshëm, ai duhet, pa vonesë, t’ia bëjë të ditur eprorit dhe të kërkojë që urdhri të jepet me shkrim.
3. Punonjësi epror i Policisë ka detyrimin të japë urdhrin me shkrim, në rast se kërkohet sipas pikës 2 të këtij neni.
4. Në rastet kur moszbatimi i urdhrit deri në dhënien me shkrim të tij, sipas pikës 3 të këtij neni, rrez ikon jetën e një personi tjetër, punonjësi i Policisë duhet të zbatojë urdhrin.
5. Kur një punonjës policie, edhe pas zbatimit të procedurave, sipas pikës 2 ose 3 të këtij neni, vazhdon të ketë arsye për të dyshuar se urdhri është i paligjshëm, ai kryen veprimet e mëposhtme:
a) kundërshton urdhrin, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 4 të këtij neni;
b) vë menjëherë në dijeni titullarin, i cili është drejtpërdrejt mbi eprorin që e ka dhënë urdhrin, si dhe për masat e marra prej tij, sipas këtij neni.

Neni 62/ Detyrimi për të respektuar dinjitetin dhe integritetin fizik

Punonjësi i Policisë, në çdo rast, duhet të respektojë dinjitetin dhe integritetin fizik të çdo punonjësi tjetër të Policisë, përfshirë edhe vartësit e tij.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e Gjykatës së Lartë )

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Estri: 19/03/2023 21:01

    Kta tipa e perdorin policin e shtetit per mbrojtjen e tyre dhe per te patur akses ne informacione te klasifikuara te policise shtetit.Ate rroge qe merr ne polici si del as per nafte ndaj punojne vrases me pagese kta tipa.

    Përgjigju
  • Noku: 19/03/2023 20:00

    Ky me kete mbiemer mos ka te bej gje me super biznesmenin ?

    Përgjigju
    • Nona: 19/03/2023 22:13

      Duhet te jete nga keta morinat e kosoves,ka shume dhe ne fier,pislliqe pa fund kan bere

  • janos: 19/03/2023 19:38

    malok i qelbur,,,,denojeni qe te behet bashkepunetor i drejtesise....

    Përgjigju
    • Ndue: 19/03/2023 20:32

      Ca je tu thon, ne jena shqipttra

  • Bandit: 19/03/2023 18:44

    Eurot i ka marre me pagu vrasesit e asaj kamajeres se shkrete dhe ky ka ken ne pergjime si ushtar Martinajsh. Biznesmeni ja ka dhane po u ka borxh Martinajve e kta i kan kerku nje pjese. Mjer populli kush eshte elita e policise

    Përgjigju
    • Ekzakt: 20/03/2023 10:37

      Dhe un ate mendova, pages e punes se paperfunduar.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës