U kap me 113 mijë euro në ‘Audi-n’ luksoz, lirohet nga burgu efektivi i RENEA-s Altin Morina

TIRANË- Efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili u arrestua me 113 mijë euro në makinë është liruar nga Gjykata e Tiranës. Morina u la me detyrim paraqitjeje pasi paraqiti në gjykatë faturën që tregonte se biznesmeni kishte marrë para nga banka për t’ia dhënë borxh.

Më 14 Mars, efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.

Para trupit gjykues ku iu caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’, deklaroi se paratë ia mori një biznesmeni 20 minuta para arrestit për problemet e tij personale. Në seancën gjyqësore, Morina tregoi edhe emrin e biznesmenit të ndërtimit duke shtuar se ka dokumentacionin por nuk e dorëzon pasi e ka në dorë prokuroria për t’i vërtetuar. Efektivi i RENEA-s theksoi se është i gatshëm për bashkëpunim me drejtësinë.

Celularët e sekuestruar do e zbulonin nëse është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Policia kishte dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarasi: 16/04/2023 17:16

    Shtet rrumpallë. Po vettingu ndaj gjyqtarëve ka shkarkuar magjistratë me një qerre me shkollë vetëm për 10 mijë Euro (në disa raste edhe pë më pak). Ky polici kishte cash mbi 100 mijë dhe të paktën 100 mijë Euro i vlen dhe makina. Imagjino ti kishin kontrolluar shtëpinë këtij… Dhe pastaj diskutohet përse po largon shqiptarët nga vendi.

    Përgjigju
    • Or tej: 16/04/2023 23:54

      Shqiptaret prandaj po largohen sepse sdine nga ti cojne 100mijshet or teeeejjjjj

  • Арсенал: 16/04/2023 16:47

    Turp

    Përgjigju
  • per Loli: 16/04/2023 16:45

    Audi rsq8 qe udhtonte morina kisht targen AB 886 RS

    Përgjigju
  • A. N.: 16/04/2023 16:32

    Nqs ato para jane te nje biznesmeni qe do paguante dicka apo do ja jepte borxh dikujt pse nuk kalohen direkt neper llogari bankare por qarkullojne neper thase sikur te ishim ne 97 kur bankat dhe shteti u dogj?

    Përgjigju
  • Liku: 16/04/2023 16:12

    U lirua nga burgu duhet ti kthehen dhe leket

    Përgjigju
    • Eti: 16/04/2023 16:24

      Patjeter qe po.madje kur te bej vrasjen e radhes mos tja quajne.

  • Gurez: 16/04/2023 15:29

    Ato 100 Mije euro per cfare i mori? Dhe ju I lironi kshu njerezit dhe pastaj ndodh masakra e rradhes, shteti i le vete te vriten

    Përgjigju
  • bledi: 16/04/2023 15:18

    turp por per cfare i do 130000 eurot?

    Përgjigju
  • Loli: 16/04/2023 14:28

    Po super audi e pytet i kujt ishte apo skagje vari lesht,a bo si kolumbi me copa letrash del nga burgu

    Përgjigju
    • Alb: 16/04/2023 20:55

      E kupton që shteti është një bandë e madhe. Mbrojnë njëri-tjetrin, është e dukshme.

    • Luli: 16/04/2023 15:33

      Ca ke mo shpirti lig. Thate cfare nuk thate, e bete kriminel pa e njohur. Tani hani mutin qe keni hedhur ndaj tij.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?