U kap me 17 kg heroinë të fshehur në serbratorin e kamionit në Portin e Durrësit, burg për shoferin

U kap me 17 kg heroinë të fshehur në serbratorin e kamionit në Portin e Durrësit, burg për shoferin

Kamioni ku ishte fshehur heroina

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Sulo Pajon, 55 vjeç, i cili u kap në kamionin që drejtonte me 17 kg heroinë në Portin e Durërsit. Hetimi për drogën nisi nga pika kufitare e Hanit të Hotit, ku kamioni me targa shqiptare e drejtuar nga shoferi vlonjat, kaloi për kontroll në vijën e dytë dhe pas dyshimeve për drogë u soll në portin e Durrësit.

Pas kontrolleve të bëra me skaner u zbulua sasia prej 17 kg heroinë e fshehur në serbratorin e një kamioni bosh. Droga e cila ishte e mbështjellë me natriban, e ndarë në 34 pako. Kamioni ishte bosh dhe kishte si destinacion Malin e Zi, ku do të furnizohej me mallra.

Pritet analiza e telefonit të 55-vjeçari për të rënë në gjurmë të urdhëruesve apo porositësve. Kjo sasi e kapur droge në Portin e Durrësit, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 324 kilogramë kokaine, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. 

Droga e kapur

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën