U kap me 20 kg kokainë në Itali, pasuria e Agim Kajmakut ‘në sitë’ ! Do të verifikohet çdo lëvizje e ish-kryebashkiakut

Në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është në qeli, i akuzuar për trafik kokaine kamufluar përmes biznesit të tij në Shqipëri “Lule Natyrale Kajmaku”.  Në fundmaj të këtij viti, autoritetet e arrestuan me 20 kilogramë kokainë, që nëse hidhej në treg kapte vlerën e 1 milionë eurove. 

Agim Kajmaku kishte shkuar në Itali për të blerë fidanë për punishten e tij të luleve në Shqipëri, një biznes prej vitesh të tëra, që e menaxhon me bashkëshorten e tij. Bashkë me të, ishte edhe nipi, një klient i rregull në kompaninë e luleve ku do bënin blerjet në zonën e San Benedetto del Tronto. Sjellja e dyshimtë, kur filluan të kërkojnë nëse mund t’i merrenin më parë vazot për zhgodanim, siç shkruajnë mediat italiane, apo kërkesa për të marrë vazo më të mëdha për fidanët nxitën pronarin fidanishtes në Itali të njoftojë karabinierët. 

Pas hetimeve, policia italiane zbuloi 20 kilogramë kokainë të fshehur në vazot e luleve dhe vuri në pranga Agim Kajmakun së bashku me të nipin.

Megjithatë, burime nga prokuroria shqiptare, thanë për Report Tv se ka dyshime të forta, se droga e zbuluar nga italianët në mesin e vazove të luleve, është transportuar nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Hetuesit dyshojnë se në episodin e 20 kilogramëve kokainë, transporti është bërë nëpermjet Portin e Durrësit. Aty, do të zbulohet nëse në kamionët me lule të Kajmakut, janë kryer apo jo kontrollet me skaner apo me qentë anti-drogë dhe nëse në këtë trafik ka apo jo të përfshirë persona të tjerë. 
Megjithatë, hetimet janë përqëndruar në të gjitha pikat kufitare në të cilat komionët e kompanisë së luleve të Kajmakut kanë kaluar për të bërë tregtinë Shqipëri-Itali, dhe anasjelltas.  

Të njëjtat burime, thanë për Report Tv se në sitë do të kalojnë edhe pasuritë e Agim Kajmakut, për të parë nëse justifikohet përmes burimeve të ligjshme. 
Pak ditë më parë janë sjellë në Shqipëri edhe aktet e procedimit penal të cilat i janë vënë në dispozicion zyrës së Interpol Tirana. Gjykata italiane ka caktuar ndaj Kajmakut masën e sigurisë arrest me burg. Por në Shqipëri ish-kryebashkiaku i denoncuar nga Partia Demokratike për fshehjen e dënimit në Greqi nga formulari i Dekriminalizimit, është një njeri i i lirë, pasi Report Tv mëson se akuzat për falsifikim janë pushuar. Paçka se prokuroria e çoi në gjyq me akuzën e falsifikimit të formularëve, vulave dhe stampave, ditën e seancës së pretencës çuditërisht ka kërkuar pushimin e çështjes dhe gjykata e ka pranuar në 30 dhjetor 2021, një ditë para natës së ndërrimit të viteve.

Agim Kajmaku u shpall fitues në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Një vit pas marrjes së detyrës u vendos nën akuzat e PD se ai kishte fshehur duke mos e shënuar në formularin e vetëdeklarimit një dënim për falsifikim parashs në Greqi në vitin 2003, një detyrim ligjor ky për të gjithë kandidatët para se të hyjnë në garë elektorale. Në gusht të 2020-ës Kajmaku u arrestua kur shkoi për kurim në një spital privat, dhe për shkak të gjendjes së rënduar u la në detyrim paraqitje.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 13/06/2022 18:05

    Pyetje: Kur dikush ka marredhenie pune apo bashkepunon me nje kriminel apo bande kriminale, vihet nene hetim sepse eshte i dyshuar. Por ne rastin e ketij qe ka bashkepunuar me kryeministrin, pse s’eshte kryeministri i dyshuar?! Apo po te ndjekim kete llogjike s’mbetet asnje politikane ne Shqiperi ????

    Përgjigju
    • Njoni: 14/06/2022 10:11

      Joooo po cjanë këto dyshime për politikën shqipëtare, fare të pabaza. Politikanët, drejtuesit të cdo lloj niveli e fushe, biznesmenët, mësues mjekë etj etj janë që të gjith të ndershëm dhe me arsimin përkatës, nuk janë korruptuar dhe nuk korruptojnë në asnjë mënyrë....boh u bona gjith djersë ty u sforcu me shkrujt budallalliqe, sa e lodhshme qenka.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja