U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja

U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja

Foto ilustruese

GREQINjë shqiptare është arrestuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Greqi, pasi tentoi të kalonte 26 kilogram marijuanë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ajo është anëtare e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili është aktiv në importin e marijuanës të llojit SKUNK në Greqi, nëpërmjet aeroportit “Elefherios Venizelos” në Athinë, me qëllim të shpërndarjes së mëtejshme.

Arrestimi i të akuzuarës u bë në kuadër të aksioneve të shënjestruar, ku pas analizimit të të dhënave dhe krijimit të një “profili” personash, u bë i mundur lokalizimi i saj në zonën e mbërritjeve të aeroportit, e ardhur nga Spanja.

Gjithashtu gjatë kontrollit autoritetet kanë gjetur pako me marijuanë me peshë totale bruto 26 kilogramë e 400 gramë, të cilat i kishte fshehur brenda dy bagazheve. Po ashtu janë sekuestruar 195 euro dhe një celular.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Paqja në Ukrainë/ Zelensky sot takim me Macron në pallatin Elysee! Trump: Rusia po e zvarrit përfundimin e luftës

Paqja në Ukrainë/ Zelensky sot takim me Macron në pallatin Elysee! Trump: Rusia po e zvarrit përfundimin e luftës