Hamëz Demushi, polici që u kap me 3.6 kilogram kokainë në Tiranë, në 20 shkurt të 2015-ës, përfitoi përgjysmimin e masës së dënimit nga Gjykata e Apelit.
Ish-efektivi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ishte dënuar me 8 vjet burg për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Hamëz Demushi u arrestua pasi u kap më një sasi prej 3.6 kg lëndë narkotike kokainë dhe 0.5 kg heroine. Ai ishte Kryeinspektor, me detyrë punonjës i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr.6 në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij u krye nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në 7 tetor 2016, një trupe gjykuese e Apelit, la në fuqi deklarimin e fajshëm të Demushit, por ndryshoi masën e dënimit, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.
I pandehuri Hamëz Demushi ka punuar me korrektese prane Sektorit të Hetimit në Mbulim të Drejtorisë Operacionale dhe ai ka rrezikuar dhe jetën”, shkruhet në vendimin e Gjykatës.
Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë Hamëz Demushi, është pjesë e një grupi kriminal, që ushtronte aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike, të të gjitha llojeve e shtrirë kjo në Kosovë dhe Shqipëri.
/Shqiptarja.com