VLORË- Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi iu gjetën në banesë 5.4 kg lëndë narkotike. Efektivët e policisë ushtruan kontroll në banesën e 25-vjeçarit dhe rezultuan se kishte lëndë narkotike, arsye për të cilën i riu ra në pranga.
Burime zyrtare bëjnë më dije se 25-vjeçari është identifikuar me inicialet T. M., banues në fshatin Bashaj. Ndërkohë, i riu rezulton i burgosur më parë për i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike”.