U kap me 800 gramë kokainë, në pranga një 33-vjeçar në Tiranë! Drogën e kishte fshehur në brez (VIDEO)

TIRANË - Një 33-vjeçar u arrestua nga policia për trafikimin e kokainës në sasi të vogla.

33-vjeçari me iniciale A.A. u arrestua në zonën e ’21 dhjetorit’ në kryeqytet pasi gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet një sasi prej 800 gramë kokaine.

Policia njofton se i arrestuari shiste lëndën narkotike me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg kundrejt vlerës 45 euro.

“Në vendin e quajtur "21 Dhjetori", gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike” – njofton policia.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë