KORÇË - Një 31-vjeçar u arrestua në Korçë pranë gjimnazit "Themistokli Gërmenji".
Policia ushtroi kontroll në makinën tip "BMË X5" të Andi Mullallit ku gjeti dhe një armë.
31-vjeçari është emër i njohur për policinë pasi vetëm pak muaj më parë ka dalë nga burgu. Ai është dënuar pasi ka grabitur një person tjetër dy vite më parë nën kërcënimin e armës.
Klaus (Andi) Mullalli, në 2018 ka arritur të grabisë shumën prej 400 mijë lekësh dhe 130 eurosh në fshatin Boboshticë-Korçë.
Komento