U kap me armë teksa po shkonte drejt Bularatit, Gjykata e Sarandës vendos masën ‘detyrim paraqitjeje’ për policin grek

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” për policin grek Marios Gogolos, i cili u ndalua ditën e djeshme me armë në makinë teksa po shoqëronte në Bularat deputetin grek, Nikos Nikolopulos. Makina është ndaluar teksa po shkonte drejt Bularatit për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Kaçifas. Gjatë kontrollit, policit i është gjetur një pistoletë me 6 fishekë e padeklaruar në pikën kufitare. Para Gjykatës, ai deklaroi se nuk është pyetur në kufi nëse kishte armë me vete, ndërsa ka sqaruar se e kishte marrë padashur atë, gjatë kohës që mori deputetin në banesë.

Gogolos dispononte leje për mbajtjen e kësaj arme në shtetin fqinj dhe në kohën e ndalimit ka qenë i shoqëruar nga një deputet grek, të dhëna këto që sipas vete prokurorisë, tregojnë se 33-vjeçari nuk kishte rrezikshmëri të lartë.

Gogolos ka rrëfyer para hetuesve se ishte punonjës policie në Igumenicë dhe në shërbim të deputetit grek Vasiljos Jojakas. Ky i fundit i ka kërkuar Gogolasit të shkonin në Shqipëri sëbashku me një mikun e tij, pikerisht me deputetin Nikolopulos. 

Njoftimi nga Prokuroria e Sarandës

Prokuroria Sarandë ka regjistruar procedimin penal 903, dt 08.12.2018 për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, pasi materialin e referoi Komisariati i Policisë Sarandë, në ngarkim të shtetasit:

Marios Gogolos, lindur 30 maj 1985 në Janinë dhe banues në Igumenicë, Greqi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Policia ndaloi në 8 dhjetor në 09:45 te “Pika e Kranese” në rrugën Sarandë-Gjirokastër automjetin “Volvo” me targa ITM5299 ku ndodheshin tre persona.

Drejtuesi i mjetit Marios Gogolos u prezantua si punonjes i policisë greke, ndërsa një nga dy personat e tjerë si deputet në parlamentin grek dhe quhet Vasiljos Jojakas.

Gjatë kontrollit të ushtruar drejtuesit të mjetit iu gjet në xhepin e xhupit një pistoletë me numër 27A036110 SIGSAUER INC me ngjyrë të zezë.

Shtetasi Marios Gogolos deklaroi se ishte punonjës policie në Igumenicë dhe në shërbim të deputetit grek Vasiljos Jojakas.

Ky deputet i ka kërkuar Gogolasit të shkonin në Shqipëri sëbashku me një mikun e tij.

Rreth orës 08.00 ai ka marrë deputetin në banesën e tij dhe më pas janë nisur në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Botë, ku kaluan normalisht kufirin ndërshtetëror.

Në Pikën e Kalimit Kufitar nuk është pyetur nëse kishte armë me vete, duke shtuar njëkohësisht se e kishte marrë padashur atë, gjatë kohës që mori deputetin në banesë.

Njëkohësisht nga mbrojtësi dhe të afërmit e personit nën hetim janë depozituar në prokurori disa dokumente greke të përkthyera në shqip.

Dokumentet i referohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Greqisë, departamentit përkatës të armëve dhe eksplozivëve që vërtetojnë se Marios Gogolos Oficer Policie, është i pajisur me leje për mbajtjen e armës pistolete me nr. 27A036110 SIGSAUER INC.

Sipas materialeve të shqyrtuara, vleresohet se ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Marios Gogolos ka konsumuar elementët e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe emri i të dyshuarit Gogolos u shënua në regjistrin e njoftimit të veprave penale si person që i atribuohet vepra penale.

Organi procedues duke vleresuar faktin që personi nën hetim është punonjës policie në shtetin grek, disponon leje për mbajtjen e kësaj arme në shtetin grek, në kohën e ndalimit ka qenë i shoqëruar nga një autoritet i lartë shtetëror i këtij shteti, janë të dhena që nuk tregojnë për një rrezikshmëri të lartë të këtij personi dhe për këto arsye nuk ka shkaqe që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave.

Vlerësohet se masa e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, është e përshtatshme në raport me masat e tjera të sigurimit personal të parashikuar nga ligji procedurial penal.

Në mbështetje të neneve 228, 229, 234, 258 dhe 259 të K. Pr. Penale, prokuroria Sarandë kërkoi:

1-Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Marios Gogolos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

2-Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal “Detyrimi per t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Marios Gogolos.

Ndërkaq, lidhur me shoqërimin në polici, deputeti i Partisë Demokristiane në Greqi, Nikos Nikolopoulos deklaroi në një intervistë për mediat greke se policia shqiptare nuk e mori parasysh pasaportën e tij diplomatike.

“Kam qenë në Komisariatin e Sarandës për pesë orë të tëra në mes të natës. Për arsye të pakuptueshme dhe injoruar pasaportën time diplomatike, ata më zvarritën në Komisariatin e policisë dhe u sollën sikur po përballeshin me një kriminel. Të njëjtin fat mos të them më keq kishte edhe djali që më shoqëronte. Natyrisht, pengesat e policisë fqinje nuk më tronditën dhe nuk më shpërqëndruan nga destinacioni im. Shkova në ceremoninë e të 40-ave për Kaçifën”, ka deklaruar ai për mediat greke.

Më tej, deputeti grek denoncoi faktin që sipas tij policia e kufirit dhunoi grekët që tentuan të hynin në Shqipëri. "Nuk mund të lë pa përmendur faktin që policët shqiptarë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë rrahur grekët në pikën kufitare të Kakavijës dhe më pas nuk i lanë të kalonin."   (LEXO KËTU)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 10/12/2018 10:39

    Ky bajga fyen shqiptarët në vendin e tyre!

    Përgjigju
  • Toni: 09/12/2018 20:51

    Shtet leshi e gjykat leshi , po ti ndodhte nje shqiptari kjo histori do kishte ngren 20 vjet burg , ne shqipri merr Greku detyrim paraqitje pritni kur tju iki e ti rruni leshin pastaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton