U shoqërua në Komisariat, deputeti grek: Injoruan pasaportën time diplomatike, më zvarritën si të isha një kriminel

U shoqërua në Komisariat, deputeti grek: Injoruan pasaportën time diplomatike, më zvarritën si të isha një kriminel

Deputeti grek, Nikos Nikolopoulos

Deputeti grek Nikos Nikolopoulos, i cili u shoqërua ditën e djeshme në Komisariatin e Sarandës pasi policit që e shoqëronte iu gjet një armë e padeklaruar në kufi ka folur për mediat greke. (LEXO KËTU)

Në deklaratën e tij, deputeti i Partisë Demokristiane u shpreh se ishte nisur për në ceremoninë e të 40-ave të minoritarit grek të vrarë Konstandinos Kaçifas por se rrugës për atje u ndalua nga policia shqiptare, e cila sipas tij nuk e mori parasysh pasaportën e tij diplomatike.

“Pakica greke e pa pranuar e Shqipërisë ka nevojë të ngrejë flamurin grek por ndjehen të përndjekur. Greqia mbështet fuqishëm Shqipërinë Europiane dhe marrëdhëniet bilaterale miqësore. Kryeministri shqiptar, megjithatë edhe në ditën e funeralit të Kaçifës u kujdes për të bërë deklarata ndezëse duke i thirrur "derra" dhe "gomarë"  ata që morën pjesë në funeral.  Kam qënë në Komisariatin e Sarandës për pesë orë të tëra në mes të natës. Për arsye të pakuptueshme dhe injoruar pasaportën time diplomatike, ata më zvarritën në Komisariatin e policisë dhe u sollën sikur po përballeshin me një kriminel. Të njëjtin fat mos të them më keq kishte edhe djali që më shoqëronte. Natyrisht, pengesat e policisë fqinje nuk më tronditën dhe nuk më shpërqëndruan nga destinacioni im. Shkova në ceremoninë e të 40-ave për Kaçifën,”-tha deputeti grek.

Më tej, deputeti grek denoncoi faktin që sipas tij policia e kufirit dhunoi grekët që tentuan të hynin në Shqipëri.

Nuk mund të lë pa përmendur faktin që policët shqiptarë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë rrahur grekët në pikën kufitare të Kakavijës dhe më pas nuk i lanë të kalonin.

Nikos Nikolopoulos, deputeti grek 

Në fund, Nikolopoulos i bëri thirrje zëvendësministrit të Jashtëm Georgos Katrougalos që të merrte masa lidhur me sjelljen e autoriteteve shqiptare.

Deklaroj se qëndrimi çnjerëzor i shqiptarëve nuk do të mbetet pa u vënë re dhe prandaj i bëj thirrje zëvendësministrit të Jashtëm Georgos Katrougalos që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm lidhur me barbaritetin e shqiptarëve,”- u shpreh deputeti grek. 

Për të mësuar më shumë lidhur me ceremoninë e të 40-ave të Kaçifas (SHIKO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 09/12/2018 19:35

    Eshte person me te gjithe ekstremet e djathta;ka provuare tre parti te djathta dhe kane perjashtuare te tere me pak fjal nje karabush!

    Përgjigju
  • Feliks: 09/12/2018 18:52

    Mire ky,po ai qe mban ate flamurin mbrapa ketij deputetit a ca esht ky ju duket surrat greku ????

    Përgjigju
  • Miri: 09/12/2018 17:40

    Ka idiot duhej akuzuar per mbeshtetje te terorizmit nderkombetar

    Përgjigju
  • gjirokastriti: 09/12/2018 17:26

    Ti meriton pashaporte halesh dhe jo diplomatike.Ti je pleh jo diplomat,kush te lejon ty qen birqeni ne nje shtet te bejsh thirrje per lufte.Vetem qent e rruges mund te sillen ne kete mynyre.

    Përgjigju
  • Deputet: 09/12/2018 15:53

    Pederast. Pse si hero Të pritshin. Kacifas u vra me arme ne dore o spurdhjak. Ne vend Të distancohesh vje si sourdhjak. Ke dhe Moshe o Alabak. Te femijet e tu u gjet e drejta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë