Një 30-vjeçar është arrestuar pasi u kap  me doza kanabis gati për t’i shitur dhe me armë me vete në Durrës. Ermir Murataj është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë dënuar më parë po për trafik të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij ndodhi gjatë operacionit të koduar “Rebeli”, ku 30-vjeçari lëvizte me armë në lagjes nr. 13 dhe shpërndante doza kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, 1.2 kilogramë kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një sasi farash si ato të kanabis, një peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

30-vjeçari do të përballet me  veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".