Dënohet me 5 vjet burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike reperi kosovar Ylber Abdullahu, i njohur ndryshe si Cozman.
Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor në përfundim të 4 seancave gjyqësore. Ai u kap më 4 korrik 2015 në Tiranë me 18 gram marijuanë. Për shkak se kërkoi që gjyqi të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, Cozman përfitoi uljen e dënimit me 1/3. Në këtë mënyrë masa e dënimit do të jetë 3 vjet e 4 muaj burg.
Megjithatë ai nuk do ta vuajë këtë masë në burg, pasi gjykata vendosi ta pezullojë vendimin me burg dhe ta dënojë me kusht për 3 vjet. Për këtë periudhë Cozman nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale, në të kundërt do të duhet të shlyhejë të gjithë dënimin e mbetur në burg.
Redaksia online
(s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com