Bajram Koleci është shqiptari që u kap në fermë kanabisi me vlerën rreth 200 mijë paund në Britaninë e Madhe por u justifikua në gjykatë duke thënë se e kishin futur me detyrim.
"Më kanë detyruar. Unë jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kisha borxh para. Qëndrova për 6 muaj atje dhe tentova të largohesha, por u kërcënova me armë dhe me detyruan të kthehesha brenda", tha Koleci.
Policët britanikë kapën ambientin e shndërruar në fermë kanabsisi sipër ish një lokali ku shërbehej qebap dhe patate të skuqura në qytetin e Sëansea në jug të Uellsit. Ata hynë me forcë në ambient më 11 shkurt të këtij viti dhe gjetën shqiptarin 63-vjeçar së bashku me një tjetër person, shkruajnë mediat britanike.
Aty u sekuestruan 686 bimë në total, por vetëm 457 kishin vlerë pasi të tjerat nuk ishin mirëmbajtur siç duhet. Gjithasdhtu u gjetën 2 telefona me të dhëna që i jepeshin Kolecit, i cili kishte qenë në kontakt me një burrë për ta udhëzuar për listën e pajisjeve të nevojshme për prodhimin e drogës së klasit B. Po ashtu u gjetën prova se kishte ndërhyrje në energjinë elektrike.
Avokati i tij, Stephen Thomas tha: "Ai është një emigrant i paligjshëm, erdhi në Britani për të gjetur punë dhe për t'u përpjekur për të përmirësuar jetën e tij. Ai ka një vajzë dhe grua në Shqipëri që varen prej tij dhe nuk punojnë. E ka pasur shumë të vështirë të gjejë punë ndërtimi në Shqipëri prandaj ka udhëtuar në këtë vend. I pandehuri më thotë se është i sëmurë dhe diabetik, ka rrahje zemre të çrregullt. Gjithashtu ka punuar vetëm për të marrë një shpërblim të vogël. Atij i vjen shumë keq për sjelljen e tij dhe e pranon atë që bëri ishte e gabuar dhe i vjen keq që u përfshi në këtë aktivitet”.
Gjykata vendosi që ta dënojë me dy vite e tetë muaj burg.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.5%
-
Jo
44.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Doja të bëhesha qitësi i shekullit', vrau nënën, motrën dhe vëllanë! Dënim përjetë 19-vjeçarit, planifikonte sulm masiv në një shkollë në Angli
19 Mars, 15:58
-
Angli/ Policia zbulon një fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët që punonin si kopshtarë
19 Mars, 11:50
-
Mero Baze: Si përfundoi sovranizmi, revolucioni dhe konservatorizmi i Berishës në faranoizëm
19 Mars, 07:02
-
'Vetëm 8 prej tyre janë deportuar!' The Sun zbulon numrin e shqiptarëve të dënuar që presin të transferohen në Shqipëri, zvarritjet e projektit 8 mln paund (FOTOT)
17 Mars, 13:26
-
Kryeministri Starmer mbledh liderët e 25 vendeve në një samit për Ukrainën: Putin të ndalojë sulmet barbare dhe të pranojë armëpushimin
15 Mars, 14:01
-
Lavrov godet SHBA-të: Do t’i dorëzojnë Britanisë bazën Ramstein, nuk pranojmë marrëveshje që rrezikojnë jetë
12 Mars, 08:47
-
Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit
11 Mars, 14:20
-
Has/ ‘Lagjja e Londrës’ në periferi të Krumës me të moshuar, djemtë ndërtuan vilat, por jetojnë në Britaninë e Madhe
9 Mars, 08:54
-
'Nuk është fundi i botës nëse SHBA tërhiqet nga NATO', ish- ministri britanik i Mbrojtjes kritikon Trump: T’i besosh Putinit është naivitet
8 Mars, 19:37
-
Londër/ Një burrë me flamur palestinez ngjitet në kullën 'Big Ben', policia mbyll urën Westminster
8 Mars, 18:02
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
7 Mars, 21:23