Iu gjetën armë zjarri pa leje në banesë/ Dy në pranga, një në Tiranë dhe tjetri në Berat

Iu gjetën armë zjarri pa leje në banesë/ Dy në pranga, një në Tiranë dhe tjetri në Berat

Arma e sekuestruar

BERAT- Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi u gjet me kallashnikov në banesë. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com S. G., 57 vjeç, banues në Remanic, Berat. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.

"Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- S. G., 57 vjeç, banues në Remanic, Berat. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, kallashnikov model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg", njoftojnë uniformat blu.

Ndërkohë edhe në Tiranë u arrestuar një 26-vjeçar pasi iu gjet në banesë armë zjarri pa leje.

"Si rezultat i ushtrimit kontrollit të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale " Mbajtja pa leje e armëve luftarake", për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg", sqaron policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani