U kap me mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, nën hetim 30 vjeçari

U kap me mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, nën hetim 30 vjeçari

Paratë e sekuestruara

KAPSHTICË- Një 30-vjeçar është vënë nën hetim në Kapshticë pasi tentoi të kalonte kufirin me 15 580 euro të padeklaruara. Sipas njoftimit të policisë,  në valixhet e të arrestuarit me iniciale L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë