KAPSHTICË- Një 40-vjeçar është vënë nën hetim pasi iu gjetën në çantën e dorës 21 800 euro të padeklaruara.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, sekuestroi shumën e padeklaruar të parave si dhe vuri nën hetim 40-vjeçarin.
40-vjeçari me iniciale F.D., i kishte futur paratë në çantën e dorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komento