U kap me naftë kontrabandë nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Korçë! Vihet në hetim motra e tij

U kap me naftë kontrabandë nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Korçë! Vihet në hetim motra e tij

Foto ilustruese

Një 54-vjeçar është vënë në pranga për kontrabandë me naftë në Korçë. 54-vjeçari kontrabandonte naftë nga Maqedonia e Veriut dhe e fuste atë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar Goricë, përmes automjetit të tij tip ‘Benz’.

Më pas, 54-vjeçari i identifikuar me inicialet Dh. F., banues në Korçë, e fshihet naftën në shtëpinë e motrës së tij dhe më pas e shiste tek persona të tjera. Policia ka vënë nën hetim edhe motrën e tij, E. Ç., 48 vjeçe, banuese në Korçë.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!