Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Vlorës, pasi gjatë një kontrolli fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
39-vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia e Vlorës.
Gjithashtu një tjetër person është arrestuar në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në lagjen “28 Nëntori”, është përfshirë në një aksident, me pasojë vetëm dëme materiale.
I moshuari me iniciale Sh. K., 63 vjeç është vënë në pranga nga policia.
Ndërsa një 33-vjeçarështë vënë nën hetim pasi ka bërë një njoftim të rremë, në sallën operative të komisariatit Vlorë.