U kap me 'shtëpi bari', Gjykata e Vlorës lë në burg 40-vjeçarin, merret vendimi për tre elektricistët

U kap me 'shtëpi bari', Gjykata e Vlorës lë në burg 40-vjeçarin, merret vendimi për tre elektricistët

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Anesti Rrapaj, 40-vjeçarin i cili u arrestua pak ditë më parë në 'shtëpinë e barit' që u zbulua në Vlorë. Gjykata e Vlorë ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg'. Ndërkohë për tre punonjësit e OSHEE, të arrestuar nga policia është vendosur masa e sigurisë 'detyrim paraqitje'.Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Elona Mihali. 

Brenda shtëpisë së Barit policia sekuestroi 330 bimë kanabisi dhe pajisje që shërbenin për rritjen e drogës. Report Tv siguroi edhe pamje nga brenda shtëpisë së barit, ku duken llambat, sistemi i ndriçimit, ventilatorët dhe plehu që shërbente për vendosjen në kubikë të kanabisit.

Vjedhja e energjisë elektrike çoi në zbulimin e 'shtëpisë së barit' në lagjen 'Kushtrimi' në Vlorë. Policia gjeti të mbjella në vazo plastike 330 bimë si dhe u sekuestruan 88 llamba, 18 freskuese dhe 5 aspiratorë që shërbenin për kultivimin e kanabisit, teksa energjia elektrike sigurohej nëpërmjet një lidhje të paligjshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin