Kapet me kanabis në Angli, i 'ngrijnë' pasuritë në Tiranë! Prokuroria sekuestron 500 mijë $ pasuri të Vasil Durakut

Kapet me kanabis në Angli, i 'ngrijnë' pasuritë në Tiranë! Prokuroria sekuestron 500 mijë $ pasuri të Vasil Durakut

Foto ilustruese

Angli është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe trafikim të saj, ndërsa në Shqipëri iu sekuestrua pasuria. Kjo është historia e 31-vjeçarit Vasil Duraku të cilit Prokuroria e Tiranës i sekuestroi 500 mijë dollar pasuri me dyshimin se e ka fituar nga veprimtaria kriminale.

31-vjeçari Vasil Duraku është arrestuar në Angli pasi kishte kultivuar plantacion me kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha. Ndërsa pas ndalimit autoritetet atje I gjetën edhe 363 mijë paund në banesë.

Në Tiranë iu sekuestruan konkretisht një njësi tregtare, dy apartamente dhe një garazh.

Policia njofton zyrtarisht, se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që Duraku dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion