Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi është kapur me drogë në mjet si dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. I riu është kapur mbrëmjen e djeshme në Pogradec duke drejtuar mjetin tip ‘Land Rover’ në gjendje të dehur.
Pas kontrollit i është gjetur edhe një sasi kanabisi në makinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Komento