U kapën duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së, arrestohet një 25-vjeçar në Tiranë

U kapën duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së, arrestohet një 25-vjeçar në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË - Një 25-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në kërkim u shpall dhe një 19-vjeçar me iniciale F.H. pasi dyshohet se ka ndihmuar në transportin e tyre.

25-vjeçari me iniciale F.H. banues në Korçë u kap në Tiranë me një makinë të marrë me qira brenda së cilës ishin dy emigrantë të paligjshëm.

Policia njofton se ai kishte qëllim transportin e tyre në qytetin e Kukësit dhe kundrejt shpërblimit kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja