U kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinj në Korçë

U kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinj në Korçë

Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Korçë, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se Marjus Galla 34 vjeç dhe Dritan Demelli 35 vjeç, banues në Pogradec, u konstatuan në afërsi të fshatit Eçmenik, Devoll, duke lëvizur me mjetin tip "Benz".

Efektivët e Policisë i bënë me shenjë drejtuesit që të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit dhe u largua me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve Galla dhe Devolli, kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës