U kapën duke u puthur në makinën e patrullës, pezullohen nga puna 2 punonjësit e policisë në Vlorë

U kapën duke u puthur në makinën e patrullës, pezullohen nga puna 2 punonjësit e policisë në Vlorë

Foto ilustruese

Dy punonjës të policisë në Vlorë janë pezulluar pasi janë kapur duke shkëmbyer puthje në makinën e patrullës. Inspektorët e identifikuar me inicialet F. Xh. dhe V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, janë pezulluar nga detyra pas publikimit të pamjeve.

Në njoftim thuhet se kanë shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, ndaj janë marrë menjëherë masa për pezullimin e tyre nga puna.

Njoftimi i policisë

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toto: 20/07/2022 21:27

    Policia inkurajon: Qetesi & Dashuri KU eshte problemi ketu? ????????

    Përgjigju
  • Berti: 20/07/2022 15:38

    Ska gje.Nje puthje ishte...Pse nuk keni filmuar pjesen e dyte...ha ha ha

    Përgjigju
  • Patrulla: 20/07/2022 13:04

    Here tjeter do ti kapni si tek Discovery Channel hahahah

    Përgjigju
  • Beni: 20/07/2022 02:25

    Tani dilni dhe puthuni pa frike jashte ne natyre

    Përgjigju
  • Xhaja nga vlora: 19/07/2022 23:49

    Miqesin e policave dhe dashuri, e kurvave mos e pranoni kurr o popull kurr,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)