Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy shtetasit rumunë, George Coman dhe Daniela Buturugaru të cilët u kapën në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të kaluar me 118 kg kanabis duke përdorur mjetin e tyre tip ‘rulot’. Destinacioni i drogës ishte Greqia.
Avokati i tyre u shpreh se klientët që përfaqësonte nuk e pranonin të ishin fajtorë për atë çfarë akuzohen, duke theksuar se ishin thjesht turistë dhe nuk kishin dijeni për kanabisin e gjetur në automjet.
Lajmi kryesor:
Tentuan të kalonin 118 kg kanabis me rulot në Kapshticë, lihen në burg dy rumunët! Dëshmia e tyre: Jemi turistë, nuk dimë gjë për drogën









