U kapën me 125 kg kanabis në Greqi kreu i FRPD Sarandë: Papunësia po i shtyn të rinjtë drejt krimit, gjendja alarmante

U kapën me 125 kg kanabis në Greqi kreu i FRPD Sarandë: Papunësia po i shtyn të rinjtë drejt krimit, gjendja alarmante

Kreu i FRPD në Sarandë, Jolio Dine

SARANDË - Arrestimi i shtatë të rinjve shqiptarë në Igumenicë një ditë më parë, pasi u kapën duke transportuar 125 kg kanabis, ka sjellë reagimin e kreut të FRPD në Sarandë, Jolio Dine. Ai thotë se vendi po kalon një situatë të rëndë sociale, ndërsa të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më tepër papunësinë dhe shohin si zgjidhje rrugët kriminale.

Dine thekson gjithashtu se numri i shqiptarëve, kryesisht banorë të Sarandës, të arrestuarve në Greqi si transportues të lëndëve narkotike, është dhjetëfishuar. 

Deklarata e kreut të FRPD, Sarandë, Jolio Dine:
Ngjarja e mbremjes se dates 29.09.2018, ndodhur ne Drimitsa, Igumenice, ku 7 te rinj shqiptare te moshes 21-26 vjec, u kapen nga policia greke duke kaluar kufirin ne kembe e te ngarkuar me canta qe permbanin 125 kg marijuane, tregon edhe njehere situaten teper te rende sociale ku ndodhen sot te rinjte shqiptare. Fakti qe te rinjte e kapur mbreme, jane me origjine nga Saranda, Gjirokastra, Permeti, Fieri, Lushnja e Shkodra, tregon se gjeografia e papunesise dhe shtyrja e te rinjve drejt krimit, ka kapur kufijte e gjithe Shqiperise. Burime konfidenciale bejne te ditur se te rinjte qe transportojne droge maleve, perdoren nga grupe kriminale kundrejt shperblimeve qesharake dhe se numri i te burgosurve muajt e fundit ne te dyja anet e kufirit per kete veper penale, eshte me dhjetra.

Ngjarja e mbremshme, tregon fytyren e vertete te Rilindjes, fytyren e vertete te aktualitetit shqiptar, fytyren e vertete te situates ne te cilen ndodhet rinia sot. Forumi Rinor i Partise Demokratike dega Sarande, denon me force fenomenin e trafikimit te lendeve narkotike por mbi te gjitha denon aktin e paprecedente te shtyrjes se te rinjve drejt veprimtarise kriminale, ardhur si pasoje e gjendjes mjaft te rende sociale dhe ekonomike qe po perjeton brezi i ri ne ditet e sotme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim