U kapën me 213 gramë kokainë, arrestohen 3 persona të Tiranë! E siguronin drogën të pastër në sasi të mëdha dhe e shpërndanin me doza në Kamëz

U kapën me 213 gramë kokainë, arrestohen 3 persona të Tiranë! E siguronin drogën të pastër në sasi të mëdha dhe e shpërndanin me doza në Kamëz

Lënda narkotike e sekuestruar

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen se shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës. Policia bën me dije se janë arrestuar L. B., 47 vjeç, R. B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.

47-vjeçari, së bashku me nipin e tij, personin me inicialet R. B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë.

Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit R. B iu gjetën 213 gramë kokainë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani