Dy shqiptarët që u kapën me 2.2 tonë kokainë në Peru që kishin si destinacion Holandën janë identifikuar nga autoritetet Mediet peruane raportojnë se dy shqiptarët janë Franc Malo dhe Gentjan Meta.
Dy përfaqësuesit e mafies shqiptare, pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në urbanizimin ekskluziv të El Golf, të cilët kanë ardhur në qytetin tonë me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën e koordinimit për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë dollarë që do të kishte si destinacion Holandën.
“Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në vendin tonë, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”, shkruajnë mediet peruane.
Dy shqiptarët u arrestuan së bashku me 7 peruanë. Destinacioni i kokainës ishte Holanda dhe do të shitej për 160 milionë dollarë. Shqiptarët që ishin kokat e grupit do të paguanin drogën me monedhën virtuale Bitcoin, raportojnë mediat e huaja. Lëngu i shpragut vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe do të transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjeçarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjeçarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.6%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!
2 Janar, 08:52
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, Apeli GJKKO burg 10 të arrestuarve! SPAK ndoqi në heshtje trafikun
28 Dhjetor 2024, 13:23
-
Trafikuan 1 ton marijuanë me vlerë 3.37 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantët që u zbuluan nga përgjimet e Sky Ecc (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 10:24
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor 2024, 10:07
-
Kapen me gjysmë ton marijuanë në 'shtëpinë e barit', arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
20 Dhjetor 2024, 11:02
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
DEA i zbuloi nga aplikacioni 'Signal', kapen 46 kg kokainë në Greqi! 4 në pranga, mes tyre edhe një shqiptar (EMRI)
16 Dhjetor 2024, 11:53
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor 2024, 08:30