Dy shpërndarës droge janë arrestuar pasi gjatë kontrolli të mjetit të tyre iu gjetën dhe sekuestruan 25 doza kokainë dhe kanabis. Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar "Poshnje" zhvilluar në Berat, ku në pranga përfunduan A. A., 25 vjeç dhe J. Sh., 18 vjeç.
Pas arrestimi të të rinjve, polica ka ushtruar kontroll dhe në banesat e tyre, por kjo nuk është lejuar nga familjarët duke kundërshtuar atë.
Nga përplasja është bërë edhe arrestimi i 4 familjarëve të tyre për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", konkretisht shtetasit H. A., 52 vjeç, E. A., 16 vjeç, E. G., 34 vjeç dhe K. D., 41 vjeç, banues në Berat.