Burime për A1Report nga akuza bënë me dije se të rinjtë e siguronin eksplozivin në Mal të zi duke e futur ilegalisht në Tiranë, aktivitet që sipas të dhënave operative e kryenin prej afro një viti.
Gjykatësja Manjola Bejleri caktoi për ta masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Tiranës.Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë teksa po tentonin për të tregutuar eksplozivin, por operacionit të policisë mundi ti shpëtoj blerësi i cili është shpallur në kërkim.
Policia, e cila po hetonte këtë grup kriminal prej 2 muaj për të finalizuar të dielën operacionin “danger” me kapjen e 126 kapsollave eksploziv plastiK dhe 45 kapsolla plasëse e dy celularë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
